Posta nga e hëna shpërndanë asistencat sociale

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës njofton të gjithë përfituesit e skemave sociale, se shpërndarja e tyre bëhet si zakonisht në zyra postare nga dita e hënë, më datë 27.04.2020 duke filluar nga ora 8:00.

“Jemi ende në kohë të Pandemisë globale nga virusi COVID-19, Posta e Kosovës ka qenë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Lusim të gjithë përfituesit e skemës sociale që në zyrat tona postare ta respektojnë mbajtjes e distancës fizike prej 2 metra ndaj njëri-tjetrit”, është thënë në njoftimin e Postës.

Sipas komunikatës, Posta e Kosovës me shërbimet e saja iu përshtatet secilit qytetarë sipas orarit të lëvizjes së tyre të caktuar nga vendimi i Qeverisë.

Të ngjashme