Posterë me fotografi të Vladimir Putinit shfaqen në veri (FOTO)

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Posterë me fotografi të presidentit rus Vladimir Putin janë parë të jenë vendosur në dy vend-stacione të autobusëve rrugës nga Leposaviqi për në Jarinjë.

Burime të Klan Kosovës kanë thënë se ata janë vënë nga tre persona, dy nga të cilët janë identifikuar si shtetas serbë, e një rus.

Këta të fundit, siç bëhet me dije, kishin për qëllim t’i sillnin këto foto afër barrikadës ku po rrinë protestuesit, në Jarinjë, por janë penguar nga këta të fundit.

Madje, është raportuar edhe për zënka mes dy palëve. Si pasojë, rusi i shoqëruar nga dy serbët kanë hequr dorë dhe i kanë vendosur posterët te vendstacionet e autobusëve.

Hetimet janë duke u bërë nëse shtetasi rus ishte gazetari që një ditë më parë iu ndalua të hyjë në Kosovë./

Të ngjashme