Postimi prekës i motrës së 26 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Bronx

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kreshnik Kajtazaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue, në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vdekja e tij padyshim që ka prekur të gjithë, e sidomos të afërmit dhe familjen e tij.

Madje, motra e tij ka shkruar që bashkë me të sot ka vdekur e gjithë familja.

“Ah bre vllau jem, qysh me jetu pa ty. Edhe na jemi dekë sot me ty. Të dua pafund. Pusho në parajsë, engjëlli im”, shkroi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme