Postimin e Haki Abazit, Facebook e cilëson si “informacion të rremë”

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ditë më parë ka publikuar një fotografi, kinse, nga protesta e mbajtur në Berlin kundër masave kufizuese ndaj Coronavirusit.

Sidoqoftë, pamjet janë të vjetra dhe Facebook i ka kufizuar përdoruesit që t’ia shohin postimin, shkruan Gazeta Metro.

Nën tentimin për t’i arsyetuar protestat në kohë të pandemisë, Abazi publikoi një fotografi për të cilën tha se është bërë këto ditë në Berlin, e ku shihej një grumbull i madh i njerëzve.

Sidoqoftë, siç raportuan mediat më pas, fotografia që ka shpërndarë Abazi, është nga ‘Street Parada 2019’ e mbajtur në Zurich, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, postimin e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, rrjeti më i njohur social, Facebook po e cilëson si “informacion të rremë” duke ua kufizuar kështu përdoruesve që ta shohin.

Kjo mund të vërehet edhe në pamjet më poshtë:

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një protestë gjatë muajit qershor ku morën pjesë shumë persona, e që ishte edhe koha kur u liruan masat kundër Coronavirusit.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit në vendin tonë janë shtuar dukshëm rastet me koronavirus, teksa është rritur edhe numri i viktimave si pasojë e gjendjes me të cilën po përballet shteti që nga muaji mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme