Pozita e “nemun” e ministrit të Brendshëm, tre të tillë u shkarkuan brenda dy viteve

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori vendim dje që të shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe të Administratës Publike, Agim Veliu.

Veliu sipas Kurtit u shkarkua në lidhje me deklaratat e dhëna për situatën e krijuar në Kosovës nga COVID-19.

Kurti e cilësoi deklaratën e Veliut tradhti të dyfishtë, ndaj policisë dhe ndaj qeverisë.

Por siç duket Kosova është mësuar me shkarkimin e ministrave të brendshëm

Brenda dy vitesh janë ndërruar hiç më pak se tre ministra të Punëve të Brendshme, raporton Indeksonline.

I pari që u shkarkua brenda kësaj periudhe ishte Flamur Sefaj, pjesë e Qeverisë Haradinaj dhe u shkarkua në mars të 2018-ës.

Arsyetimet kur Sefaj u shkarkua lidheshin me ekstradimin e gjashtë shtetasve turq.

I dyti ministër tjetër i Brendshëm që u shkarkua ishte edhe Bejtush Gashi. Vendimin për shkarkimin e tij e mori vetë partia e AKR-së, të cilët më vonë vendosën Ekrem Mustafën në vend të Gashi.

Por as pozita e Mustafës nuk zgjati shumë pasi ish-kryeministri Ramush Haradianj dha dorëheqje dhe pas një kohe vendi shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Tashmë emrave të shkarkuar nga Ministria e Brendshme iu bashkua edhe Veliu, një nga njerëzit më me emër në LDK.

Madje Kurti duke folur për Veliun mbrëmë tha se në koalicione normale marrin më shumë pushtet njerëzit që janë pro atij koalicionit, por që në këtë rast tek ky koalicion morën më shumë ata që ishin kundër.

Pas gjithë kësaj situate të krijuar, Lidhja Demokratike e Kosovës mori vendim që të iniciojë mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti, e që sot pritet të vendoset për datën kur do të hidhet në Kuvend.

Pavarësisht kësaj, Kurti tha se mbeten të shihen veprimet e LDK-së, por që ai është ende për partneritet me ta.

Të ngjashme