Pranvera nis zyrtarisht nesër në orën 16:33, moti nis të ngrohet nga gjysma e javës

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 22:19 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të dielën, më 20 mars, zyrtarisht do të fillojë stina e pranverës ndërkohë temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta edhe disa ditë.

IHMK konfirmon se stina e pranverës nis në orën 16:33.

“Temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia. Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje”.

Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Të ngjashme