Prej sot fillon dimri i vërtetë, ftohtë dhe të reshura bore

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e diel, masa të ftohta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë, që do të sjellin mot të ftohtë në fillim të javës, e priten edhe të reshura bore. Reshjet e borës pritet të formojnë shtresë të konsiderueshme bore.

Megjithëse moti këto ditë pritet të jetë dinamik, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e qarkullimit të mjaftueshëm ajror, kohëpaskohe mund të zbresin edhe në vlera të mira.

16.12 – Mot i ftohtë, i vranët, paradite me reshje bore. Gjatë ditës priten reshje lokale bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

17.12 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta bore.

18.12-19.12 – Të martën mot i ftohtë dhe me reshje bore kohëpaskohe. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Ditën e mërkurë, vazhdon mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, ku minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale të shtunën do të ngrihen deri në 7C, e ditëve tjera do të zbresin në 0C deri +2C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje graduale./Prishtinaweather.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme