Preportr: Dëmtimi institucional i pyjeve

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 13:08 | Nga

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr ka prezantuar hulumtimin e fundit për dëmtimin e pyjeve në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi dëmtimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme, në sy të institucioneve të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre.

Në këtë hulumtim thuhet se pyjet e Kosovës janë ndër asetet natyrore që janë vënë nën shënjestër të shkatërrimit me qëllim të përftimit.

Dëmtimi i tyre ssipas këtij hulumtimi bëhet në mënyrë të vazhdueshme, në sy të institucioneve të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Pyjet duke qenë objekt i krimit ekonomik  e që manifestohet kryesisht me prerjen ilegale dhe zjarre, shpeshherë të qëllimshme, janë shkatërruar pakthyeshëm si resurs   për periudha të gjata.

“Shumë familje të shtyra nga gjendja e rëndë sociale, prerjen ilegale të pyjeve dhe shitjen e
tyre e kanë si të vetmin burim të mbijetesës. Mirëpo, dëmtimi më i madh u shkaktua kryesisht nga kompanitë të cilat fituan tenderë për pastrimin dhe shfrytëzimin e pyjeve. Këto kompani nuk respektuan kontratat dhe prerjet shumë herë tejkaluan masën e paraparë. Kjo dukuri ka qenë e pranishme sidomos në rajonin e Dukagjinit. Se dhënia e këtyre tenderëve ka qenë shkatërruese për pyjet është e qartë edhe për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e cila ka marrë masa për ndërprerje të kontratave dhe dërgimin e rasteve në organet e ndjekjes gjatë viteve kur pyjet menaxhoheshin nga komunat (2010-2013)”, thuhet aty.

Për më shumë klikoni KËTU

pyje1 pyje 2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme