Presidenti Clinton vjen në Kosovë për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së.

Kosova është duke shënuar këtë përvjetor historik bashkë me miqtë dhe aleatët tanë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, po nderohet e kaluara e vendit dhe vizionin për paqe të qëndrueshme.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Ceremonia do të mbahet këtë të mërkurë në Sheshin “Skëndërbeu”, nga ora 11:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme