“Presidenti dekoroi edhe ata që ishin kundër shtetit, por jo edhe OVL-në”

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 13:17 | Nga

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur pakënaqësi dhe ka reaguar kundër veprimeve që Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë në rastin e dekorimeve në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK.

“Sjellja e këtillë tregon joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë punë nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur” .

“Me udhëheqës të tillë, që janë pushtetarë, e jo shtetarë, Kosova po stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj”, thuhet në reagim.

Ndryshe, pas publikimi të listës së institucioneve, organizatave, shoqatave dhe personaliteteve të dekoruara nga presidenti i Kosovës, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie shumë sish refuzuan medaljen presidenciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme