Presidenti dekoron me Urdhrin Hero i Kosovës bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati.

Thaçi shkruan se sikurse gjithë kombi, pasardhësit e bashkëluftëtarëve duhet të jenë krenarë me të kaluarën shqiptare.

”Me Urdhrin Hero i Kosovës, për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore, dekorova bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati. Pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Shotë dhe Azem Galicës, Sadik Ramës etj., si gjithë kombi, duhet të jenë krenarë me të kaluarën tonë të lavdishme”.

Të ngjashme