Presidenti Hashim Thaçi po hetohet nga Gjykata Speciale: S’do të iki, do të përballem si gjithmonë

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Prokuria Speciale po heton për krime luftë një numër të figurave të larta të UÇK’së, përfshirë edhe Presidentin e Kosovës, raporton gazeta britanike ‘The Indepedent’.

Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një për The Independent ku foli edhe për Gjykatën Speciale.

Thaçi këmbënguli se ai nuk ka arsye të frikësohet.

“Si gjithmonë, nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi dhe jam i bindur se do ta kapërcejmë me dinjitet dhe integritet”, tha ai.

“Unë personalisht jam shumë krenar që isha një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që përpiqen të denigrojnë Kosovën ose të akuzojnë Kosovën, të ndotin Kosovën dhe mua personalisht.

Por kjo nuk do të thotë se unë kam ndonjë hezitim në atë që është rruga jonë përpara dhe si duhet të vazhdojmë përpara. Unë besoj në drejtësi. Ajo që nuk duhet të lejojmë të ndodhë është që historia të rishkruhet, ” tha Thaçi.

Të ngjashme