Presidenti nga Qendra e Studentëve: Rrini në shtëpi, kujdesuni për veten e familjen tuaj

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 10:15 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese ndaj Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj që ne si institucione duhet të japim mbështetje me të gjitha potencialet që kemi”.

“Por përsëri ritheksoj mesazhi im si president është të largohet e keqja, rrini në shtëpi kujdesuni për veten dhe familjen tuaj. Kujdes maksimal rrini në shtëpi”.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.

Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia dhe 180 nga Gjermania.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku kishte thënë se gjithsej janë 834 qytetarë që presin të kthehen.

Mirëpo, nga ky numër kanë mbetur të kthehen në Kosovë edhe 549 persona të tjerë, raporton EO.

Deri më tani sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, mbi 80 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Të ngjashme