Presidenti i Qipros në Beograd, pavarësinë e Kosovës e quan të paligjshme

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 13:18 | Nga

Deri sa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB, për Republikën e Qipros shpallja e pavarësisë së Kosovës është kundërligjshme. Kështu është shprehur në Beograd presidenti i këtij vendi, Nikos Anastasijadis, cili ka shprehur bindjen se Serbia e ka vendin në Bashkimin Europian, raportojnë Tanjug, transmeton Koha.net.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 22 korrik të vitit 2010 shpalljen e pavarësisë së Kosovës e gjykoi se ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, rikujton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme