Presidenti Thaçi dekoron dëshmorin Jakup Agushi

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Jakup Agushin.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi tha se dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë.

“Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme