Presidenti Thaçi dekoron edhe Edita Tahirin

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 15:48 | Nga

Presidenti, Hashim Thaçi ka dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale. Thaçi tha se Tahiri ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujes si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për kontributin intensiv në skenën politike që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta deri më sot, kam dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”.

“Ajo ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në forcimin e pluralizmit politik, si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në implementimin e marrëveshjeve teknike midis dy vendeve”, ka shkruat Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme