Presidenti Thaçi kujton 22-vjetorin e vdekjes së Skënder Çekut

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 22-vjetorin e vdekjes së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Çeku.

I pari i vendit e ka quajtur Çekun si guximtar me aftësi të rralla luftarake, përcjell Klan Kosova.

Më poshtë postimi i tij:

“SKËNDER ÇEKU ishte veprimtar i hershëm dhe figurë e ndritur e lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Ai dha kontribut të çmuar në furnizimin e hershëm me armatim të njësiteve të UÇK-së. Por, kontributi i tij ishte tejet i madh edhe kur ishte bashkuar me vajzat dhe djemtë tanë në frontet e luftës, në fillim të verës së vitit 1998. Skënder Çeku u shqua për guxim të madh dhe për aftësi të rralla luftarake deri sa ndërroi jetë më 17 gusht 1998, pas plagëve të rënda që kishte marrë në betejë kundër forcave policore dhe ushtarake të Serbisë.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Skënder Çeku!”.

Të ngjashme