Presidentja Osmani dekoroi Bekim Kastratin e Besim Dajakun me urdhrin “Hasan Prishtina”

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Në njëzetvjetorin e vrasjes, Presidentja Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina”, Bekim Kastratin e Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.

“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur Presidentja Osmani në ceremoninë e dekorimit.

Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan Presidenten Osmani për kujdesin e treguar ndaj figurave, të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës.

Të ngjashme