Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmin që u bë sot ndaj alpinistëve të grupit “Kosova Mountain Club” në malet afër qytetit të Zubin Potokut.

Osmani tha se çdo qytetarë duhet të ndihet i lirë që të lëviz në çdo pjesë të territorit të vendit.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.

Të ngjashme