Presidentja Osmani priti në takim Drejtoreshën e NDI-së, ambasadoren Soderberg

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim drejtoreshen e NDI-së në Republikën e Kosovës, Ambasadoren Nancy Soderberg, e cila e uroi për marrjen e detyrës dhe shprehu konsideratë për bashkëpunimin e mirëfilltë, duke theksuar përkushtimin nga ana e NDI-së për avansimin e këtij bashkëpunimi.

Presidentja Osmani, ndërkaq theksoi se e çmon kontributin përmbajtësor të NDI-së, në Kosovë, sidomos në fushën e promovimit të një qeverisjeje të hapur, në instalimin e një kulture të re të poliitkbërjes tek partititë politike, si dhe në avansimin e pozicionimit të gruas në qeverisje.

Duke diskutuar mbi fushat e bashkëpunimit, palët shprehën gatishmëri të plotë për bashkëpunim të ngushtë në drejtim të fuqizimit të grave dhe vajzave për të siguruar pjesëmarrje më të lartë të tyre në jetën politke.

Palët diskutuan edhe mundësitë për aktivizimin e të rinjve në tregun e punës, duke iu afruar atyre hapësirën e duhur për pjesëmarrje aktive në jetën politike në vend.

Të ngjashme