Presidentja Osmani takohet me drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman, të cilën e ka përgëzuar dhe për detyrën dhe i ka uruar sukses në angazhimin e saj. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.

Në këtë kontekst Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e krijimit të mundësive për edukimin e hershëm të fëmijëve, sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe sigurimin e barazisë gjinore.

Më tej, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e ngritjes së kualitetit të shërbimeve mjekësore për fëmijë, mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe grupet e margjinalizuara.

Kurse drejtoresha e re e UNICEF-it, znj. Zicherman ka falënderuar Presidenten Osmani për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve, zhvillimin e fëmijërisë se hershme, gjithëpërfshirjen dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kosovë.

Të ngjashme