Presidentja Osmani viziton Qendrën MAT në Pejë, ku po trajnohen për deminim një grup nga Ukraina

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 19:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Pejë, ka vizituar edhe Qendrën e Trajnimit MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals), ku po trajnohen dhe një grup grash dhe burrash nga Ukraina.

Osmani tha për Ekonomia Online tha se trajnimi profesional në MAT i përgatit këto gra e burra që nesër të shpejtojnë jetë, kur lufta të përfundojë në Ukrainë dhe do të ketë nevojë për largimin e mjeteve të pashpërthyera.

Ajo u njoftua nga përgjegjësit e qendrës se trajnimi zgjat katër javë.

“Këtu është një ekip i gardës nacionale që janë këtu për trajnim në MAT Kosova. Një trajnim profesional i cili i përgatit këto gra e burra që nesër pasnesër të shpejtojnë jetë. Siç e dini procesi i demininit është një proces i rëndësishëm në përfundim të luftës në rajone të caktuar. Këta trajnohen sot në mënyrë që kur përfundon lufta të mund t’i pastrojnë këto rajone rrjedhimisht edhe të shtojnë shumë jetë e sidomos jetë fëmijësh”, u shpreh Osmani.

“Unë dua t’i falënderoj stafin e MAT Kosova dhe gjitha gratë e burrat e Ukrainës që kanë zgjedhur që këtë trajnim ta bëjnë në Kosovë. Kjo tregon edhe për relacionet gjithnjë e më të mira ndërmjet dy shteteve e popujve tanë”.

“Jemi të bindur që kur një popull liridashës e ka qëllimin e drejtë, siç e ka sot populli i Ukrainës, gjithnjë mbizotëron liria ndaj tiranëve që kanë për qëllim luftën ndaj qytetarëve të pambrojtur”, tha Osmani.

Të ngjashme