Presioni detyron AQP-në që të tërhiqet nga favorizimi i produkteve serbe

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Qendrore e Prokurimit, pas presionit publik lidhur me skandalin e tenderit 23.5 milionësh mpër favorizimin e prodhuesve serb në blerjen e produkteve ushiqmore për nevojat e insitucioneve, është tërhequr nga kërkesat e saj.

Ky agjencion është përpiqur të arsyetohet se ka qenë gabim teknik, i cili sipas komunikatës së dërguar mediave thuhet se u ka ngelur nga shablloni që është përdorur në vitin 2015.

“Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë   grumbullimit te kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bere lëshim teknik pasi qe nuk kane modifikuar shabllonin ne përputhje me rrethanat”.

“Sidoqoftë specifikimi teknik është ne përputhje me nenin 28 te LPP-se pasi qe sipas këtij neni përcaktimi i specifikimeve teknike që i referohet një prodhim specifik mund të përdorët në raste të veçanta, nëse referenca e tillë përcjellët me fjalët “ose e barasvlershme/ekuivalente”, e qe ne rastin konkret fjala “ekuivalent” është e shënuar ne specifikimin teknik”, thuhet në komunikatën e AQP-së.

Më tej në komunikatë thuhet se pasi e kanë vërejtur gabimin teknik, AQP e ka përmirësuar.

“Gjithashtu, ju informoj, se pasi qe AQP ka vërejtur ketë gabim teknik, AQP ka ndërmarre hapat e nevojshme dhe ka përmirësuar gabimin, duke për korrigjimet e nevojshme dhe për ketë korrigjim janë njoftuar te gjithë Operatoret Ekonomik. AQP deklaron se pas këtij korrigjimin, asnjë artikull ne ketë aktivitetet nuk i referohet produkteve te Serbisë. Lëshimet e tilla teknike nuk do te tolerohen ne te ardhmen”, thuhet në arsyetimin e AQP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme