Prezantohen skenarët e Zhvillimit Hapësinor të Planit Zhvillimor të Komunës së Drenasit

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit ne bashkëpunim me GIZ-in gjerman të enjten kanë mbajtur takim me ekipin këshillues të komunitetit (EKK) dhe Ekipin Komunal të Planifikimit (EKP) në sallën e Kuvendit të Komunës ne cilin janë prezantuar skenarët e Zhvillimit Hapësinor të Planit Zhvillimor të Komunës së Drenasit.

Prezantimin e skenarëve të zhvillimit hapësinor ne territorin e Komunës së Drenasit, para të pranishmëve e ka bërë eksperti italian Pietro Elisei i cili prezantoj tri skenarët e mundshëm se nga do të orientohet Plani Zhvillimor Komunal.

Ditë me parë, përfaqësues të GIZ-it gjerman se bashku me ekspertin italian, Elisei, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci se bashku me drejtoreshën e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu si dhe drejtorin e Infrastrukturës Publike, Idriz Hysenaj, me të cilin kanë diskutuar për formulimin e skenarëve për hartimin e Planit Zhvillimor të Komunës për tetë vitet e ardhshme.

Kujtojmë se Komuna e Drenasit në afat rekord është duke respektuar të gjitha procedurat për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale për tetë vitet e ardhshme. 

Të ngjashme