Prezantohen të gjeturat në qasjen në dokumentet publike

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 10:05 | Nga

Grupet jo-formale të cilat përfaqësojnë katër komuna si Prizrenin, Leposaviçin, Gjilanin dhe Zveçanin  organizojnë  tryezën me temë “Qasja në dokumente publike”.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) “Avokimi Ndëretnik  për të rritur qasjen në dokumente publike në komuna”.

Tryeza organizohet me qëllim të prezantimit të të gjeturave dhe rekomandimeve nga grupet joformale në lidhje me transparencën e komunave, respektivisht zbatimin e ligjit për qasjen në dokumente publike.

Të rinjët e organizuar në kuadër të këtij projekti përveç aspektit ndër-etnik, përfaqësojnë segmente të ndryshme të shoqërisë, duke filluar nga partitë politike, organizata të shoqërisë civile si dhe aktivistë të çështjeve që kanë të bëjnë me transparencën në Komuna.

Tryeza organizohet në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, po ashtu, të ftuar në këtë tryezë janë edhe përfaqësuesit e Komunave respektive, Ministria e Pushteti Lokal, deputet, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme