Prezantohet migrimi ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë e Kosovës

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 09:10 | Nga

I ngarkuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Programi Migrimi për Zhvillim (PME) i GIZ-it ka bërë një studim për “Rrjetet e migrimit ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të origjinës Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës”.

Ky studim është bërë edhe me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës.

Ky studim analizon rrjetet e migrimit të kuptuara si rrjete sociale të migrantëve ndërmjet Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe aktivitetet e tyre të ndërlidhura me vendet e origjinës.

Qëllimi i këtij studimi është t’i analizojë migrantët tashmë të vendosur dhe migrantët e rinj nga të dyja vendet, të organizuar në shoqata gjermano-shqipfolëse, t’i njohë ata më mirë, t’i kuptojë nevojat e tyre dhe t’i hulumtojë mundësitë për integrimin e tyre të mëtutjeshëm në bashkëpunimin e orientuar në zhvillim të Programit Migrimi për Zhvillim (PME).

Për t’i transmetuar rezultatet e studimit lidhur me potencialin e diasporës shqiptare nga Gjermania, sot behët prezantimi publik i këtij studimi.

Prezantimin do ta hapin ministri i Diasporës, Valon Murati, dhe James Macbeth Forbes, drejtor i zyrës së GIZ-it në Kosovë, ndërsa në panel diskutim do të marrin pjesë moderator – Alexander Seidl, Karolina Novinscak – Kölker, autore e studimit, Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit të Ministrit të Diasporës, Xhelal Dërguti – GIZ /PME dhe Liza Gashi – OJQ Germinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme