Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Prince Espreso kafeja me aromë dhe shije impresive që u dhuroi çaste të këndshme të gjithë artistëve në Sunny Hill Festival 4 ditë rresht aroma e kafes Prince Espresso udhëtoi edhe në parkun e Germisë për të krijuar momente të veçanta së bashku.

Yjet e muzikës vendore dhe ndërkombëtare si Dhurata Dora, Kida, Elvana Gjata, Ledri Vula, Dukagjin Lipa, Mc Kresha, Lyrical Son, Yll Limani, Getoar Selimi, Mahmood e shumë të tjerë në menyrë speciale u shërbyen nga baristi Jetmir Maliqi që nuk i mjaftoi vetëm të bëjë kafen por me mjeshtrinë e tij dhuroi përsosmëri në çdo filxhan duke krijuar art me pikturime të personalizuara.

Por, aromën dhe shijen e Prince Espresso e përgaditur me recepturë speciale e shijuan të gjithë pjesëmarrësit e festivalit.

Përveç, të tjerave mjeshtri i kafesë Jetmir Maliqi është duke mbajtur trajnime për specialistët e kafesë, në PRINCE ESPRESSO ACADEMY tashmë të hapur në fabrikën e kafesë në qytetin e Pejës, akademi që i plotëson kushtet dhe elementet europiane për të gjithë ata që në të ardhmen dëshirojnë të jenë profesionistë për sa i përket fushës së baristas dhe gjithqka që lidhet me kafenë.

Të ngjashme