Prindërit e Agon Musliut: Do të bëjmë padi zyrtare ndaj ish-qeverisë Kurti

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prindërit e Agon Musliut, Naim e Sofije Musliu, kanë sjellë kurora lulesh në konvikte për nder të 8-mujorit të ndarjes nga jeta e birit të tyre, i cili u vetëvra ne konviktet e Prishtinës gjatë pandemisë sa ishte në karantinë.

Ata paralajmëruan se do të bëjnë padi zyrtare ndaj qeverisë.

Babai Naim Musliu tha se ndihen shumë të pikëlluar sepse djali tyre po i mbush 8 muaj që u nda nga jeta, dhe të cilët me pikëllim të madh kanë përjetuar këta muaj ndaj padrejtësisë që i është bërë djalit të tyre.

“Në fillim kam thënë se drejtësia bie mbi qeverinë Kurti, Svecla Vitia. Unë për këtë do të kërkojë drejtësi dhe do të bëjë padi sepse në mënyrë kunderligjore është karantinuar. Edhe në komisionin hetimor deputetët e vetëvendosjes kanë votuar kundër. Unë nuk do të ndalem për djalin tim dhe do të bëjë padi për ish qeverinë Kurti”, tha ai.

Mes tjerash, Naim Musliu tha se djali i tij s’ka pasur pasur fare bëjë me politikë, dhe se ka qenë djalë i rregullt.

Agon Musliu nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit ka vdekur më 3 maj në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku po qëndrontë në karantinë pas kthimit nga Gjermania.

Për vdekjen e të birit, prindërit kanë fajësuar shtetin.

Të ngjashme