Prindërit e Deharit në Prokurori për ta marrë raportin për vdekjen e të birit

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Prindërit e Astrit Deharit, kanë arritur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, për të marrë raportin e Institutit zviceran në lidhje me vdekjen e djalit të tyre në burg para 3 vjetësh.

Kujtojmë se dje, raporti që zbardh detaje për mënyrën e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u konfirmua se ka ardhur në Kosovë. Sipas autoriteteve, raporti ka arritur ditën e mërkurë, por pritet të përkthehet në gjuhën shqipe.

Dje kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës ka njoftuar se Ambasada e Zvicrës ua ka dorëzuar këtë raport. Shala e ka prezantuar para gazetarëve një zarf, i cili ishte i mbyllur.

Ka thënë se përmbajtjen e tij nuk e di, pasi që ai zarf do t’i dorëzohet prokurorit të rastit, i cili do ta trajtojë.

Prindërit e Deharit në Prokurori për ta marrë raportin për vdekjen e të birit
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme