Prindon Sadriu nuk i duron komentet për postimin e tij, e ndërmerr këtë veprim në Facebook

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu në një postim dje ku aludonte se presidentja e Kosovës e kishte thënë para presidentit amerikan termin “kriminel lufte”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, kishte marrë shumë reagime e komente nga shumë qytetarë.

Menjëherë pas këtij postimi, Sadriu u bë “popular now” në Facebook e në postimin e tij vërshuan komente të shumta.

Por, Sadriu sot ka reaguar.

Ai e ka ndalur krejtësisht opsionin për të komentuar, duke fshirë kështu edhe komentet e mëparshme që nuk i përshtateshin vijës së mendimit të tij.

Të ngjashme