Prishtina bëhet me Qendër për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 12:13 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe përfaqësuesit e Organizatës “Terre des hommes (Tdh)” kanë përuruar sot Qendrën për Trajtimin e Fëmijëve në Situatë Rruge”, raporton Ekonomia Online.

Ky përurim ka filluar me një përfomancë të përgatitur nga fëmijët e kësaj qendre, të cilët treguan ëndrrat e fëmijëve të cilët punojnë në rrugë dhe nuk mund të realizojnë ëndrrën e tyre.

Drejtoreshë e organizatës, Florina Sefa, deklaroi se kjo qendër do të parandaloj rreziqet me të cilat ballafaqohen fëmijët në rrugë.

“Qendra që po hapim sot është që ti ndihmojmë fëmijët të cilët janë në situatë rruge, duke u munduar që të parandaloj rreziqet me të cilat ballafaqohen ata në rrugë.  Vitin e kaluar kemi bërë një regjistrim të fëmijëve në situatë rruge që ne konsiderojmë se janë fëmijë me rrezikshmëri të lartë, që kanë qenë 175 vetëm gjatë gjashtë mujorit të dytë. Këta janë të varfër shumica vinë në nga Shqipëria 1/3 e tyre, dhe fëmijët dalin në rrugë për ti ndihmuar familjes për shkak kushteve sociale”.

Sefa theksoi se kjo qendër posedon të gjitha kushtet e nevojshme për t’i ndihmuar fëmijët në situatë rruge.

“E kanë dizajnuar tre specialistë dhe ja kanë adaptuar kontekstit tonë. Sa ma larg që rrinë në rrugë janë sa ma larg rreziqeve. Modeli ynë ka kërkuar një hapësirë 200 metra katror pavarësisht problemeve me pronësi, por komuna e ka mundësuar këtë , të gjitha kushtet janë përveç hapësirës së oborrit”, u shpreh Sefa.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se kjo qendër do t’i ndihmojë fëmijët e margjinalizuar t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet.

Sipas Ahmetit, përveç kushteve të rëndë ekonomike, fëmijët në situatë rruge janë edhe viktima të abuzimeve të ndryshme, andaj duhet ti ndihmojmë për tu përballur me vështirësitë që i kanosen.

Ahmeti potencoi se do të zgjerojnë edhe hapësirat dhe kapacitet e kësaj qendre.

“Jam i lumtur që në komunën tonë e kemi një shërbim të tillë. Kjo shkon përtej asaj derisa komuna jep një hapësirë. Kjo qendër i ndihmon fëmijëve të margjinalizuar ti bëjnë ëndrrat e tyre realitet. Ta kemi një qendër që ti ndihmoj këto raste, kemi raste edhe më të rëndë përveç gjendjes sociale të cilët janë viktima të abuzimeve të ndryshme, kanë nevojë për ndihmë, psikolog dhe këshilla për t’i përballuar vështirësitë në jetë. 25 fëmijë do të punojnë me profesionistë në këtë qendër, mendojmë të zgjerojmë edhe hapësirën dhe kapacitetet”.

“Edhe unë kam ardhur këtu të tregoj ëndrrën e disa miqve të mijë për hapjen e një qendre për fëmijët që ti realizojnë ëndrrat e tyre në këtë qendër dhe t’i largojnë pengesat. Për tu bërë mjek, futbollistë e të tjerë”, tha ai, raporton EO.

 Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, deklaroi se do të vazhdoj të investoj edhe në vazhdim për kapacitetet e kësaj qendre.

“Sa të gëzuar dhe të lumtur jemi që mund të ndihmojmë një qendër të tillë. Falënderoj kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti i cili kanë dhënë mbështetje për projektet tonë këtu në Prishtinë. Në mënyrë shumë konkrete. Falënderoj edhe fëmijët këtu. Faleminderit për këtë projekt të mirë, do të vazhdojmë të investojmë edhe me tutje nëse është e nevojshme”, u shpreh ai, raporton EO.

Të ngjashme