Prishtina e heshtur, video me porosi për qytetarët DURO!, rriNshpi!

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prishtina që para një muaji zhurmonte 24 orë, tash po rri e heshtur dhe e qetë në karantinë, shkaku i përhapjes së Coronavirusit.

Rritja e numrit të të infektuarve me këtë virus ka bërë që kryeqyteti të marrë pamje jo të natyrshme siç jemi mësuar ta shohim çdo ditë.

Rrugë të zbrazëta, sheshe të rrethuara me shirita që ndalojnë qarkullimin, shkolla pa nxënës janë pamja që po e shoqëron kryeqendrën e Kosovës.

Gjithë kjo atmosferë e zymtë është paraqitur përmes një video 2 minutëshe e titulluar “DURO!, rriNshpi!”.

Ajo është realizuar nga kameramani Alban Raci dhe montazheri Astrit Duriqi.

Për më shumë se dy minuta shiheni Prishtinë, ashtu si nuk e keni parë asnjëherë, respektoni rekomandimet e institucioneve dhe mesazhin e videos së publikuar të shtunën “DURO!, rrNshpi!.

Të ngjashme