Prishtina me 20 aktivitete për 20 – vjetorin e çlirimit, shpenzon 300 mijë €

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 12:30 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbajtur konferencë për medie për aktivitetet 20/20 që do të mbahen përgjatë muajit qershor për nderë  të 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se gjatë qershorit do të këtë aktivitete te ndryshme dhe është organizmi më i madh që ka bërë komuna ndonjëherë.

” Do të kemi 20 aktivitete në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës. Aktivitetet fillojnë  prej 1 qershori  dhe ka aktivitete që do të vazhdojnë . Aktivitete të ndryshme për mosha të ndryshme do të këtë për çdokënd, diçka që do të gjeni diçka interesante.

Ahmeti tutje shtoi se ky projekt do të kushtojë 300 mijë euro.

“Meqenëse kemi sponsor detaje të sakta mundemi me dhënë në fund. Por gjithë ky aktivitet kushton diku rreth 300 mijë euro”.

Sa i përket biletave Ahmeti tha se së shpejti do të dalin në shitje.

“Biletat për dy tre ditë dalin në shitje nuk është ide e profitit por ideja është të japim një element të solidaritetit dhe do shkojnë shkollës ‘Prenk Jakova’”, tha ai.

Të ngjashme