Prishtina me më së shumti raste të reja, shifra të larta shënojnë edhe Gjilani e Mitrovica

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Prishtina me 198, Gjilani me 54 dhe Mitrovica 46 janë 3 qytetet me më së shumti raste të reja në 24 orët e fundit.

Nga 1620 teste kanë dalur 560 raste me koronavirus dhe 678 të shëruar.

Brenda 24 orëve janë shënuar edhe 14 raste të vdekjes me koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme