Prishtina në kaos edhe ditën e zgjedhjeve

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 16:00 | Nga

Trafiku në Prishtinë ende po vazhdon të jetë një problem i madh dhe i pazgjidhur. Edhe në ditën e zgjedhjeve Prishtina ka qenë e ngarkuar nga komunikacioni i dendur, raporton ORAinfo.

Shumë rrugë të kryeqytetit kanë qenë pothuajse të bllokuara nga numri i madh i veturave.

ORAinfo sjell disa foto nga disa rrugë të kryeqytetit të cilat janë vështirë të kalueshme.

Ndër rrugët me të ngarkuara sot gjatë ditës ka është rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

Një kaos i tillë në komunikacionit është bërë i zakonshëm në Prishtinë, pasi në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes, komunikacioni në kryeqytet shndërrohet në një katrahurë të vërtetë nga makinat që hyjnë dhe dalin nga Prishtina.

Ka pasur shumë premtime nga pushteti aktual se do të ndërtohet një parking për automjetet që futen në kryeqytet duke shmangur kështu tollovinë me makina, por deri me tani nuk është bërë asgjë.

Fotot më poshtë e tregojnë më së miri gjendjen aktuale të komunikacionet të dendur në kryeqytetin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme