Prishtina po dekorohet me elemente të shtetësisë

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 13:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shumë pjesë të qytetit kanë filluar punimet për të dekoruar sheshet kryesore të kryeqytetit.

Në qendër të Prishtinës, përkatësisht në sheshin “Nënë Tereza”, kanë filluar të vendosen dekoret e ndryshme me elemente të ngjyrave të flamurit të cilat janë të plotësuara edhe me stemën e Republikës së Kosovës.

Institucionet e vendit kanë paraparë dhjetë ditë festë për të shënuar dhjetë vitet e pavarësisë. Me 17 shkurt, Kosova do të festojë ditëlindjen e saj të dhjetë, si shtet i pavarur dhe demokratik.

Të ngjashme