Prishtina sërish në krizë për furnizim me ujë, shkak keqpërdorimet

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 09:19 | Nga

Kohët e fundit, kryeqyteti ishte stabilizuar me furnizimin me ujë, por këto ditë vape lagje të tëra po mbeten pa pikë uji.

Kjo për shkakun se ata që kanë ujë e përdorin atë për larje makinash apo edhe për t’i ujitur kopshtet. Për pasojë, lagjet me lartësi më të madhe, si “Bregu i Diellit” apo edhe “Kodra e Trimave”, përballen me ndërprerje të ujit.

Zëdhënësja e kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, thotë se nëse qytetarët e përdorin ujin në mënyrë racionale, probleme të tilla nuk shfaqen. Ujësjellësi i ka kërkuar Komunës së Prishtinës që t’i evidentojë rastet e keqpërdorimit të ujit.

Drejtoria e Inspeksionit tashmë është në aksion. Mirëpo, zyrtarët thonë se pavarësisht shqiptimit të gjobave, vështirë se dikush vërtet do të dënohet.

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka nxjerrë një urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm. Në bazë të kësaj rregulloreje, ndalohet rreptësisht larja e automjeteve, rrugëve, shkallëve, si dhe ujitja e kopshteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme