Prishtina stoliset me flamuj të Kosovës për festën e Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 16:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më rastin 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamuj të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Për këtë datë janë organizuar disa aktivitete nga institucionet shtetërore, si homazhe e aktivitete kulturore.

Ndërsa, disa qytetarë të anketuar nga Ekonomia Online, në  sheshet e kryeqytetit mirëpresin vendosjen e flamujve në sheshe dhe rrugë.

Ata shprehen se 13 vjetorin e pavarësisë do ta festojnë, por për shkak edhe të Covid-19 kryesisht do ta kalojnë me familjet e tyre apo edhe në ambiente të hapura.

Nermina Salihaj qytetare ka thënë se ja vlenë të stoliset sheshi për shënimin e pavarësisë.

“Po. Për momentin nuk e di. Zakonisht janë këto mbledhjet familjare që po është mundësi e mirë. Ja vlenë të stoliset” është shprehur ajo.

Kurse qytetari tjetër Mehmet Berisha ka thënë se e pret me padurim këtë festë.

“Po duhet me festu. E presim me padurim. Pavarësinë do ta festojmë me familje. Me dalë diku nuk dalim” ka thënë ai. 

Faton Fetahaj qytetari tjetër ka thënë se për 17 shkurt del për shetitje me familje.

“Më pëlqen shumë që e kanë stolisë sheshin. Për pavarësi dalim shetisim me familje si për çdo festë” është shprehur ai.

Edhe Beqir Qeriqi ka treguar se nesër feston me famije.

“Shumë më pëlqen sheshi. Për pavarësi fesojmë si gjithë popullata shqiptare. Neser dalim me familje” ka thënë ai.

Të ngjashme