Prishtinasi gjuan sende nga kati i katërt i ndërtesës, arrestohet

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili kishte hedhur nga ndërtesa gjësende të forta, duke rrezikuar kalimtarët e rastit.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ndërkaq në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia.

I dyshuari ka mbyllur derën, duke mos lejuar policinë të hyjë brenda, derisa me ndihmën e vëllait të tij, është hapur dera e banesës.

Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në Psikiatri për tretman mjekësor, pasi dyshohet se ka probleme.

“Prishtinë, 08.05.2021-18:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga banesa e tij, kati i katërt nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia ndërsa i dyshuari e kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar për ta hapur derën. Me ndihmën e vëllait te tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësorë, pasi që dyshohej se i dyshuari ka probleme. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia.

Të ngjashme