Prishtinasi i lajmëron në Polici babanë dhe vëllain, thotë se po e keqtrajtojnë vazhdimisht

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se po keqtrajtohet vazhdimisht nga babai dhe vëllai i tij.

Rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim.

“Prishtinë, 12.10.2021-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- babai dhe vëllai ti tij. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme