Prishtinasit largohen nga qendra, zgjedhin parkun e qytetit të kalojnë ditën

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 11:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse autoritetet qeveritare kanë ndaluar qarkullimin e lirë, shumë qytetarë të kryeqytetit kanë zgjedhur parkun e qytetit për të kaluar ditën, raporton Ekonomia Online.

Ky park është bërë atraksion edhe për disa fëmijë të vegjël, të cilët loznin në ato pak lojëra të vendosura në këtë park.

Një masë tjetër, ishte ndalimi i veprimtareve të restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave etj.

Kjo mas nuk është e vetmja. Gjatë së martës, Komuna e Prishtinës, ka filluar aksionin për dezinfektimin e rrugëve të kryeqytetit, si masë parandaluese për mos përhapjen e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Pastrimi ka filluar qysh në orën 08:30 të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në ora 22:00, prej qendrës së qytetit dhe do të vazhdojë edhe në pjesët e tjera.

Aksioni do të realizohet dy deri në tri herë brenda javës dhe do të realizohet nga gjashtë kompani të kontraktuara nga komuna e Prishtinës. Fillimisht do të bëhet larje me detergjent e më pas edhe me klor edhe preparate të tjera të lejueshme.

Por kishte edhe të atillë që nuk i respektuan masat parandaluese për mospërhapjen e Coronavirusit. 

Gjatë ditës së djeshme, numër i madh i qytetarëve janë parë shesheve të kryeqytetit , duke u shërbyer me kafe në qendër të Prishtinës, raporton EO.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i inspektorëve të Komunës, të cilët kanë urdhëruar kafeterinë që të mbledhë tavolinat. Ndërkohë, lokali është lejuar që të shesë kafe për qytetarët që duan ta marrin me vete.

Të ngjashme