Prishtinë: Babai i vjedhë telefonin djalit, më pas e sulmon fizikisht

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se i ka vjedhur një telefon celular djalit të tij, të cilin më pas e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime.

“Lagjja Ulpianë, 17.09.2021-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me pretendimin se viktima mashkull kosovar, i ka vjedhur një telefon celular djalit të tij, të njëjtin e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme