Prishtinë, bie numri i të infektuarave në 24 orët e fundit

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

IKSHPK ka publikuar rastet e reja me COVID-19 në Kosovë për gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ranorit  gjatë kësaj kohe janë shëruar 126 persona ndërsa  që janë shënuar  250 raste të reja.

Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të infektuarave, por me rënie në krahasim me ditën e kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë janë shënuar 65 raste, kurse të dielen ishin 71 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme