Prishtinë, gjobitet nga Inspekcioni një lokal masazhi

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë një lokal masazhi është mbyllur para disa jave, por ai prapë kishte rifilluar punën.

Këtë e bëri të ditur, Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, që tha se rifillimi i punës pasonte gjobë dhe procedurë penale.

“Edhe ky lokal i masazhit ishte mbyllur javë më parë. Heqja e bllombës dhe rifillimi i punës pa plotësim të dokumentacionit, pason me gjobë dhe procedurë penale”, shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme