Prishtinë: Nëse parkoni në hapësira publike 100 euro dënim

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Inspektoriati i Prishtinës tashmë ka filluar me dënime për parkimet e veturave nëpër trotuare.

Inspeksioni i Prishtinës sot ka gjobitur disa pronarë veturash të parkuara në hapësura publike me nga 100 euro.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Tahiri ka vazhduar edhe sot aksionin për lirim e trotuareve dhe hapësirave nga veturat, duke i gjobitur me nga 100 euro, transmeton Periskopi.

“Vazhdojmë me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara”, ka shkruar ai.

Të ngjashme