Prishtinë: Treni godet veturën, lëndohet një person

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes të një veture dhe një treni.

Rasti ka ndodhur sot në Prishtinë në rrugën “Berati”.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Berati” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti.

Të ngjashme