Artistja e re nga Belgjika i jep ngjyra Prishtinës

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 17:12 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prishtinës e cila konsiderohet një qytet i betonit e me ngjyra të hirta, një vajzë e re nga Belgjika po mundohet t’i japë pak ngjyra me artin e saj. Të mërkurën ajo ka nisur të ngjyros një mural në rrugën e UÇK-së, me figurën e basketbollistit Edmond Azemi.

Kitsune Jolene, siç njihet me emrin artistik të saj, tregon për Ekonomia Online se ka ardhur me ftesë të Komunës së Prishtinës për të realizuar këtë pikturë.

“Kitsune Jolene është emri im artistik. Kam ardhur në Prishtinë dhe Sebi, organizatorja, më tregoi se do të pikturonin një mur me Edmond Azemin dhe, pasi që unë bëj portrete, më tha se ndoshta do të mund të isha unë piktorja”, tha Jolene.

Tutje ajo tha se gjatë pikturimit të basketbollistit Edmond Azemit ka hasur edhe në kalimtarë të cilët e kanë përgëzuar për punën dhe emocionin që i kanë dhënë.

“Jam në Prishtinë për ta pikturuar Edmondin, i cili siç kam dëgjuar, është një basketbollist i dashur dhe kalimtarët e rastit kur po e shohin se kë po pikturoj po emocionohen. Do të qëndroj gjatë gjithë javës për ta përfunduar këtë pikturë”, përfundoi ajo.

Të ngjashme