Prishtinës iu shtohen edhe dy çerdhe të reja

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 13:45 | Nga

Komuna e Prishtinës ka hapur edhe dy çerdhe të reja në lagjen “Tophane” dhe në lagjen “Kodra e Trimave”.

Përmes një komunikate të lëshuar për shtyp, kjo komunë njofton se këto dy çerdhe do të fillojnë punën në vjeshtë të këtij viti.

“Më 7 dhe 8 gusht, Komuna e Prishtinës mbajti diskutimet e para publike për hapjen e çerdheve me bazë në komunitet në lagjen “Tophane” dhe në lagjen “Kodra e Trimave”.Në këto diskutime, prindërit e këtyre dy lagjeve u njoftuan rreth modelit të çerdheve me bazë në komunitet si dhe u përzgjodhën anëtarët e këshillit të prindërve të cilët në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë me procedurat e radhës për funksionalizimin e çerdheve”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndërtimi i objektit të çerdhes në lagjen “Kodra e Trimave” është financuar nga buxheti i Komunës së Prishtinë, ndërsa në lagjen “Tophane” komuna ka financuar rehabilitimin e objektit ekzistues në një çerdhe moderne.

Këto dy çerdhe pritet të përmbushin nevojat e prindërve në këto dy lagje. Çerdhja në “Kodër të Trimave” do të ketë kapacitet për 120 -150 fëmijë, kurse ajo në “Tophane” fillimisht për 60-70 fëmijë, me mundësi zgjerimi në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme