Priten lehtësime për marrjen e shtetësisë së Kosovës për qytetarët e Luginës së Preshevës

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 15:43 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili shoqërohej nga ud. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe përfaqësues të ICITAP, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ata kanë diskutuar veçanërisht me aspektin e lehtësimit të marrjes së shtetësive për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes.

“Zgjidhja e këtij problemi për qytetarët e Kosovës Lindore është njëra nga kërkesat tona të vazhdueshme dhe lajmi i mirë është se ministri Gashi në rrugë ligjore ka filluar të angazhohet. Diskutuam edhe për çështjen e zjarrfikësve që ne ofrojmë si Komunë, sikurse që e njoftova ministrin për Mekanizmit Referues dhe KKSB, si dy mekanizma ndërsektorial jashtëzakonisht të suksesshëm që i kemi”, ka thënë Haziri pas takimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka përmendur gatishmërinë e mbështetjes në çështjet që lidhen me MPB, qoftë rregullimin e statusit të atyre që qëndrojnë pa dokumente në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë për problemet që lidhen ne fushën e sigurisë në komunikacion dhe sigurisë në bashkësi.

Të ngjashme