Pritet binjakëzimi i komunës së Prizrenit me një komunë të Maltës

Prizren | 07 Mar 2019 | 12:54 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, pas takimit që ka pasur me delegacionin nga Malta, të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë, Carmelo Abela, tha se u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në mes të dyja vendeve me theks të veçantë në fushën e trashëgimisë kulturore, raporton Ekonomia Online.

Ky bashkëpunim sipas ministrit Gashi vjen pasi që Malta ka histori të mirë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Ishte kënaqësi për mua si ministër edhe për qytetin dhe qytetarët e Prizrenit që sot ta kenë mysafir ministrin e Jashtëm të shtetit tonë mik të Republikës së Maltës. Një vend që njihet për trashëgimi të pastër kulturore, tani biseduam për mundësinë për një marrëveshje bashkëpunimi mes shtetit të Kosovës dhe atij të Maltës në fushën e kulturës dhe trashëgimisë dhe po ashtu të sportit, rinisë dhe këtë bashkëpunim me fokus kryesisht në qytetin e Prizrenit”, tha ai.

“…Ajo që është me rëndësi kërkova nga ministri që në muajt në vazhdim të binjakëzohet me një qytet të Maltës e veçanërisht ky binjakëzim të fokusohet në atë që për ne është shumë e rëndësishme si ministri fusha e trashëgimisë kulturore”, ka thënë Gashi.

Diplomati i jashtëm i Maltës, Carmelo Abela, u shpreh i lumtur me pritjen që i është bërë derisa premtoi edhe binjakëzimin e komunës së Prizrenit me një komunë të Maltës në të ardhmen.

“Jam shumë i nderuar të jem këtu në këtë qytet të bukur. Është shumë e rëndësishme për ne lidhja mes Maltës dhe Kosovës. Ne i ofrojmë mundësi siç tha ministri për marrëveshjen për binjakëzim”, tha Abela.

Të dy bashkë kanë vizituar edhe Kishën Katolike në këtë qytet dhe xhaminë e “Sinan Pashës” në qendër të qytetit ku nga udhëheqësit e këtyre dy institucioneve fetare u njoftuan me historinë e këtyre objekteve, raporton EO.

Të ngjashme